Ndërlidhjet

Tahiri: Bisedime vetëm për çështje teknike, statusi është mbyllur



Shefja e ekipit negociator të Prishtinës, Edita Tahiri ka thënë se në dialogun e ardhshëm me Beogradin në Buruksel, do të bisedohet vetëm për çështjet teknike, pa hyrë në çështjet e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës.

“Çështja e statusin për ne është e mbyllur. Pavarësia e Kosovës është e konsoliduar dhe e njohur në këto tre vjet”, tha Tahiri për gazetën serbe “Danas”.

Ajo ka shtuar se dialogu në Bruksel do të zhvillohet rreth çështjeve praktike, që do duhej ta përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë.

Tahiri është shprehur optimiste rreth epilogut të bisedimeve me Beogradin.

“Perspektiva e dialogut varet nga përcaktimi i vërtetë i dy vendeve tona për perspektivën evropiane. Ky është faktori vendimtar, i cili do t’i nxitë të dyja palët që të jenë konstruktive”, ka thënë Tahiri.
XS
SM
MD
LG