Ndërlidhjet

Japoni: Shpërthim në centralin bërthamor


Një shpërthim ka ndodhur në centralin bërthamor të Fukushimës, të dëmtuar nga tërmeti në Japoni.

Mediat raportojnë për sasi të madhe të tymit, por mbetet e paqartë nëse janë dëmtuar reaktorët e uzinës.

Disa njerëz janë plagosur, ndërsa ka njoftime se radioaktiviteti është rritur për 20 fish jashtë centralit.

Autoritetet japoneze u kanë bërë thirrje qytetarëve të largohen në një distancë prej 10 kilometrash nga centralet e energjisë bërthamore.

Shpërthimi vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve për shkrirjen e reaktorit, pas dëmtimit të sistemit të ftohjes nga tërmeti i së premtes.

Mbi 1,000 njerëz kanë humbur jetën nga dridhjet e tokës me intensitet 8.9 shkallë, që përbëjnë një nga pesë katastrofat më të mëdha të shekullit të kaluar.
XS
SM
MD
LG