Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në Fukushima


Centrali bërthamor i Fukishimës është tronditur nga shpërthimi. Disa njerëz janë plagosur, ndërsa ka njoftime se radioaktiviteti është rritur për 20 fish jashtë centralit.

Kryeministri Naoto Kan, i cili ka vizituar zonën me helikoptër, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Fukushima.

Mediat japoneze raportojnë se dhjetëra mijëra njerëz tashmë janë evakuuar nga rajoni.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve pas tërmetit të së premtes, i cili besohet të ketë marrë mbi 1300 jetë.

Mbi 5.6 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi një milion të tjera pa ujë.
XS
SM
MD
LG