Ndërlidhjet

Rritet radioaktiviteti në Fukushima



Zyrtarët japonezë thanë se nivelet e radioaktivitetit rreth centralit bërthamor janë m ë të larta pas shpërthimit të tretë në njërin reaktor dhe zjarrit në tjetrin.

Kryeministri Naoto Kan u bëri thirrje njerëzve në rreze prej 30 km nga kompleksi në veri të Tokios të mbeten në shtëpi, dhe paralajmëroi për rrjedhje radioaktive.

"Radioaktiviteti është shpërndarë nga këta reaktorë dhe nivelet e regjistruara duken shumë të larta. Ka rrezik që të dalë edhe më shumë material radioaktiv", tha Kan.

Zyrtarët thanë se 50 punonjës ende përpiqen të derdhin ujë në reaktorët për t'i ftohur.

Në Tokio, 240 km më në jug, nivelet e radioaktiviteti u raportuan më të larta, kurse kompania ajrore kineze i anuloi fluturimet nga Pekini dhe Shangai për në kryeqytetin japonez.

Sot, akcionet japoneze shënuan rënie prej 13 përqind, pas rënies së djeshme prej 7.6 përqind.
XS
SM
MD
LG