Ndërlidhjet

Libi: Forcat e Gadafit afër Bengazit, ku ndodhen kryengritësit


Trupat besnike ndaj liderit të Libisë, Muamer Gadafi, janë afër bazës së kryengritësve në qytetin Bengazi, në pjesën lindore.

Televizioni shtetëtor raportoi se forcat qeveritare e kanë marrë kontrollin ndaj vendit Ajdabiyah, ndërsa së shpejti do të lëvizin në Bengazi.

Gadafi i ka dënuar kryengritësit duke i cilësuar si qenë, hipokritë dhe tradhtarë, gjatë një fjalimi në kryeqytetin Tripoli.

Në Kombet e Bashkuara po qarkullon propozim rezoluta për autoritzimin e një zone të ndalim fluturimeve mbi Libinë.

Por, ministrat e jashtëm të grupit G-8, në takimin e tyre në Paris, kanë dështuar të pajtohen për të kërkuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, t’i mbrojë qytetet e Libisë nga bombardimet.
XS
SM
MD
LG