Ndërlidhjet

EULEX: Nëntë të arrestuar për krime lufte


Policia e EULEX-it ka arrestuar tetë persona në kuadër të hetimeve për krime të luftës.

Një person tjetër është arrestuar në një shtet të huaj, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës, bazuar në dyshimet "për vrasje, torturime dhe vepra tjera penale të bëra kundër civilëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë në vitin 1999".

Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
XS
SM
MD
LG