Ndërlidhjet

KB: Abuzime "shokuese" në Bahrein


Komisionerja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se ka pranuar raporte “shokuese” për arrestime arbitrare, vrasje dhe rahje të protestuesve dhe personelit mjekësor në Bahrein.

Navi Pillai poashtu ngriti zërin kundër “pushtimit të spitaleve nga ushtria” në mbretërinë, ku dje forcat e sigurisë përdorën tanke dhe helikopterë për t’i larguar protestuesit nga rrugët.

Amnesty International i kritikoi sot autoritetet e Bahreinit për përdorim të tepruar të forcës kundër protestuesve, pas vdekjes së të paktën 12 njerëzve në katër javët e fundit.

Raportohet se Irani e ka tërhequr ambasadorin nga Bahreini, ku shumica shiite sundohet nga monarkia sunite.
XS
SM
MD
LG