Ndërlidhjet

ICO: Qeveria të sqarojë rritjen e pagave



Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë i ka bërë thirrje qeverisë që përmes një politike “të matur” fiskale të sqarojë si planifikon të bëjë rritjen e pagave për sektorin publik.

Zëdhënësi i ICO-së Andy Mc Guffy i tha Radios Evropa e Lirë se një shpjegim i tillë duhet t’i ofrohet Kuvendit të Kosovës para miratimit të buxhetit vjetor.

“I takon qeverisë së Kosovës të vendos se si t’i përdorë më së miri të ardhurat vjetore. Qeveria duhet tani t’ia shpjegojë këtë kuvendit”, u shpreh ai.

Dje kryeministri Hashim Thaçi, e ritheksoi vendosmërinë e qeverisë për të rritur nga 30 deri në 50 për qind pagat e punonjësve në sektorin publik.

Vendimi shkaktoi një mosmarrëveshje në mes të ekzekutivit dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG