Ndërlidhjet

SHBA: Refuzohet propozimi për tërheqje nga Afganistani



Dhoma e Përfaqësuesve e hodhi poshtë rezolutën, e cila bën thirrje për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

Shumica e ligjvënësve që mbështetën rezolutën ishin nga Partia Demokrate e presidentit Barak Obama.

Megjithëse masat u refuzuan, kundërshtimi ndaj misionit në Afganistan është rritur krahasuar me votimin e një viti më parë.

Një sondazh i kryer nga Washington Post dhe ABC, tregoi se afro dy të tretat e amerikanëve besojnë se nuk ia vlen më që forcat e SHBA-ve ta vazhdojnë luftën në Afganistan.
XS
SM
MD
LG