Ndërlidhjet

Ban: Përgjegjësit e dhunës në Libi, para drejtësisë


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, tha se përgjegjësit për dhunën ndaj protestuesve në Libi do të sillen para drejtësisë.

"Është absolutisht e nevojshme që autoritetet libiane të ndërprejnë të gjitha luftimet kundër popullatës civile", ka thënë Ban.

"Kjo është një situatë e vështirë. Mijëra jetë janë ende në rrezik. Sa më përket mua si sekretar i përgjithshëm, do të bëj gjithçka që mundem për të përmbushur përgjegjësitë e mia për një bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare, për një përgjigje të përbashkët dhe të efektshme", ka deklaruar shefi i OKB-së.

Komentet e tij vijnë në kur regjimi i Muamer Gadafit ka deklaruar se do t'i ndalojë të gjitha veprimet ushtarake, në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG