Ndërlidhjet

Pakistani kërkon ndihmë për të luftuar terrorizmin


Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani, i ka bërë thirrje sot Komunitetit Ndërkombëtar për ndihmë në luftën kundër terrorizmit pas vrasjes së Osama bin Laden, liderit të Al Kaidës, në afërsi të Islamabadit.

Gilani ju tha reporterëve në Paris ku u takua me udhëheqës biznesi të Francës, se “siguria dhe lufta kundër ekstremizmit apo terrorizmit nuk është obligim vetëm për një komb“.

Deklarata e tij u bë pas tensioneve në rritje në mes të Pakistanit dhe SHBA-ve rreth skepticizmit se si arriti bin Ladeni të qëndrojë me vite të tëra pa u vërejtur derisa fshihej në Pakistan.
XS
SM
MD
LG