Ndërlidhjet

Tadiçi kundër ndarjes së Bosnjës



Presidenti serb Boris Tadiç është shprehur kundër imponimit të ndonjë zgjidhje për Bosnje-Hercegovinën dhe pezullimit të politikanëve të zgjedhur me votë.

Komentet e Tadiçit vijnë në kohën kur propozimet e presidentit të Republikës Serbe të Bosnjës për të hedhur poshtë me referendum vendimet e përfaqësuesit ndërkombëtar kanë shkaktuar kundërshtimin e BE-së dhe SHBA-së.

Tadiçi i ka cilësuar si "të rrezikshme" idetë për pezullimin e politikanëve që i përkasin një etnie apo entiteti të caktuar. Ai shtoi se kundërshton "ndarjen e Bosnje-Hercegovinës në emër të politikave kombëtare e rajonale".

"Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është ruajtja e integritetit të Bosnje-Hercegovinës dhe kjo nuk kushtëzohet vetëm nga interesat tona në Kosovë, por është dhe parakusht për paqen", tha Tadiç.

XS
SM
MD
LG