Ndërlidhjet

Në Shqiperi po mbahen zgjedhjet lokale


Mbi 3 milion banorë të Shqipërisë kanë mundësi sot të zgjedhin kryetarët e rinj të 8 bashkive dhe 65 komunave, në mbi 4800 qendra votimi që do qëndrojnë të hapura nga ora 7 e mengjesit deri në orën 19.

Mediat shqiptare kanë raportuar disa probleme të vogla në disa zona, si në Gjirokastër ku votimi ka nisur me pak vonesë apo dhe në ndonjë pjesë tjetër ku fillimisht kanë munguar disa pajisje të nevojshme për procesin votues.

Policia shqiptare në anën tjetër ka informuar se ka ndërmarrë të gjitha masat për mbarvajtjen e procesit.

Pritet një garë e ngushtë mes kandidatëve demokrat e socialistë ndërsa gara më e rëndësishme është padyshim ajo e kryeqytetit e cila zhvillohet në mes të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe kryetarit aktual të bashkisë së kryeqytetit, udhëheqësi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama.

Këto zgjedhje shihen si test i rëndësishëm për kredencialet ndërkombëtare të Shqipërisë, pas dy vjet krize të vazhdueshme politike.

Pothuajse 5 mijë vëzhgues vendor e ndërkombëtar janë të përfshirë në monitorimin e zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG