Ndërlidhjet

Austria lejon ekstradimin e Sanaderit



Ish kryeministri kroat Ivo Sanader mund t'iu dorëzohet autoriteteve të Kroacisë, ka vendosur drejtësia austriake.

Sanader u arrestua në Austri në muajin dhjetor të vitit 2010 pas një urdhërarresti të lëshuar nga autoritetet kroate nën akuzat për korrupsion. Prokuroria e akuzon Sanaderin se po krijonte fonde të parregullta për të mbështetur financiarisht partinë e tij. Sanaderi i ka hedhur poshtë akuzat.

BE-ja ka kërkuar nga Kroacia që të bëjë më shumë në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të realizojë objektivin për t'iu bashkuar Unionit në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG