Ndërlidhjet

Gilani mohon akuzat ndaj Pakistanit



Kryeministri i Pakistanit Jusuf Raza Gilani i hodhi poshtë si absurde akuzat se vrasja e bin Ladenit tregon paaftësinë e Pakistanit apo bashkëfajësinë në fshehjen e udhëheqësit të Al Kaidës.

"Kombi ynë është i bashkuar në vendosmërinë e tij për të eleminuar terrorizmin nga toka jonë e shenjtë. Pakistani nuk do të lejojë askënd ta përdorë territorin tonë për terrorizëm", tha Gilani gjatë një fjalimi në parlament.

Gilani theksoi besimin tek forcat e zbulimit dhe ato ushtarake, por shtoi se do të hetohet deri në fund se si bin Ladeni jetonte në qytetin e Abotabadit.
XS
SM
MD
LG