Ndërlidhjet

Rehn: Kamata për Portugalinë prej 5.5 % deri 6 %



Portugalia do të duhet të paguajë kamatë prej 5.5 % deri 6 % në kredinë, e cila do t'i mundësonte Lisbonës të dalë nga kriza, konsiderojnë ekonomistët evropianë.

Javën e kaluar BE-ja dhe FMN-ja u dakorduan t'i japin Portugalisë kredi tre vjeçare në vlerë prej 78 miliardë euro.

Komisioneri për Financa i BE-së, Oli Rehn e konfirmoi lartësinë e shkallës së interesit, dhe tha se Bashkimi Evropian i siguron dy të tretat e kredisë.

Sidoqoftë, fjalën e fundit duhet ta thonë ministrat e financave të BE-së në 16 maj.
XS
SM
MD
LG