Ndërlidhjet

Francë: Zgjedhjet presidenciale më 22 prill dhe 6 maj, 2012


Zëdhënësi i presidentit Nikolas Sarkozi tha se rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do mbahet më 22 prill 2012 ndërsa rrethi i dytë më 6 maj.

Zëdhënlësi dhe ministër i Buxhetit, Fransoa Baron, u tha gazetarëve se zgjedhjet parlamentare për dhomën e ulët të Asamblesë Kombëtare do të mbahen një muaj më vonë, respektivisht në 10 dhe 17 qershor.

Sarkozi, i cili pritet të rikandidojë për mandat të dytë, mund të përballet me sfidues nga Partia Socialiste apo nga Fronti Kombëtar i së djathtës ekstreme.
XS
SM
MD
LG