Ndërlidhjet

FIFA i kërkon Anglisë prova për blerjen e votave



Federata Botërore e Futbollit i ka kërkuar prova Federatës Futbollistike të Anglisë për të mbështetur akuzat e ish presidentit të saj Dejvid Triesman se katër anëtarë të komitetit ekzekutiv të FIFA-s kanë synuar favore për votën e tyre.

Triesman i tha dje komitetit hetues parlamentar se anëtarët e komitetit ekzekutiv, Xhek Uarner, Rikardo Teiseira, Nikolas Leoz dhe Uoravi Makudi, kishin synuar favore për të mbështetur kandidaturën e Anglisë për organizimin e Botërorit 2018.
XS
SM
MD
LG