Ndërlidhjet

SHBA: Republikani Njut Gingriç garon për president


Republikani Njut Gingriç, ish kryesues i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA-ve, ka shpallur se do të garoj për president në vitin 2012.

Këtë shpallje ai e bëri mbrëmë vonë në rrjetet shoqërore në Internet.

Njut Gingriç, 67 vjeçar, është personi më i njohur republikan, që formalisht e ka shpallur kandidaturën për zgjedhje presidenciale në vitin 2012.

Kandidatët e tjerë të mundshëm republikanë janë, Mit Romni, ish guvernator i Masaçusetsit, Sara Pejlin, ish guvernatore e Alaskës, dhe multimiliarderi Donald Tramp. Por ata ende zyrtarisht nuk e kanë shpallur kandidaturën.

Muajin e kaluar, edhe presidenti Barak Obama, nga Partia Demokratike, e ka shpallur fillimin e fushatës për rizgjedhje në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG