Ndërlidhjet

Hoxhaj, vizitë në Departamentin amerikan të Shtetit


Siç njofton zyra për informim e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, të hënen dhe të martën do të vizitojë Departamentin amerikan të Shtetit.

Komunikata e Ministrisë së Jashtme të Kosovës njofton se gjatë kësaj vizite, ministri Hoxhaj, do të takohet me disa zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.

Kryediplomati kosovar, Hoxhaj, gjithmonë sipas komunikatës, do të ketë takime edhe “me një grup të madh të kongresmenëve amerikanë si dhe do të mbajë një ligjeratë në Qendrën për Strategji dhe Studime Ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG