Ndërlidhjet

Topi: Tensionet, mesazh i gabuar për ndërkombëtarët


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, tha se zhvillimet post-zgjedhore në vend po japin mesazh të gabuar te ndërkombëtarët, ndërsa përgjegjësia, sipas tij, bie mbi udhëheqësit politikë.

"Shtyrja e vizitës së presidentit të Komisionit Evropian është një zhvillim jo i këndshëm dhe një shans i vonuar për Shqipërinë. Zhvillimet e fundit politike dhe post-zgjedhore në Tiranë dhanë sinjalin e gabuar dhe duket se u bënë pengesë për realizimin e kësaj vizite, të mirëpritur e me vlera historike për popullin shqiptar", tha Topi.

Hose Manuel Baroso ka anuluar vizitën për shkak të, siç është thënë, tensioneve politike në Tiranë, që janë zhvilluar gjatë 48 orëve të fundit.

Kreu i shtetit shqiptar bëri thirrje për rikthimin e normalitetit në vend dhe zgjidhjen e problemeve nëpërmjet rrugës ligjore.
XS
SM
MD
LG