Ndërlidhjet

Obama mban fjalimin për Lindjen e Mesme


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se ngjarjet e gjashtë muajve të fundit në Lindjen e Mesme tregojnë se strategjitë e represionit nuk do të funksionojnë më.

Në fjalimin e tij kushtuar “pranverës arabe”, Obama tha se interesat e SHBA-ve në Lindjen e Mesme nuk janë armiqësore për interesat e popullit.

Obama tha se agjenda e ekstremizmit të Al Kaidës në botën arabe tashmë shihet si e vdekur.

“Osama bin Laden nuk ishte martir, ai ishte vrasës i madh”, tha presidenti amerikan, për të shtuar se vrasja e tij i ka dhënë një goditje të madhe Al Kaidës.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë përdorimin e dhunës kundër njerëzve në rajon, ndërsa mbështesin të drejtat e tyre universale.

Në fjalimin për turbullirat politike që kanë përfshirë botën arabe, Obama tha se “ politika e SHBA-ve do të jetë promovimi i reformave në rajon dhe mbështetja e tranzicionit kah demokracia”.

Duke folur për Sirinë, ai tha se regjimi në këtë vend ka zgjedhur rrugën e vrasjes.

Obama foli edhe për Iranin, duke thënë se SHBA-të “do të vazhdojnë të insistojnë se iranianët meritojnë të drejtat e tyre fundamentale”.
XS
SM
MD
LG