Ndërlidhjet

Netanjahu thotë se nuk ka krizë me Administratën Obama


Kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu, ka hedhur poshtë zërat se ka krizë në mes të qeverisë së tij dhe Administratës së Presidentit amerikan, Barak Obama. Netanjahu është cituar nga zëdhënësi i tij duke thënë se raportet për mosmarrëveshje me Obamen janë “tërësisht jo-proporcionale” apo të ekzagjeruara.

Netanjahu ka shtuar se megjithëse ka dallime në qëndrime në mes të qeverisë së tij dhe Administratës Obama, “ato janë dallime në mes të miqëve”.

Pas takimit të së premtes me Obamen në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, Netanjahu nuk e pranoi thirrjen e Barak Obames që bisedimet e ardhshme për paqe t’i mbështet në një shtet palestinez, në vija territoriale, para se Izraeli ta okuponte Bregun Perëndimor, Jerusalemin lindor dhe Rripin e Gazës, në vitin 1967.

Netanjahu i ka përshkruar këto vija territoriale si “të pambrojtshme” për Izraelin e ditëve të sotme dhe ka thënë se paqja në Lindjen e Mesme nuk mund të arrihet “duke u mbështetur në iluzione”.
XS
SM
MD
LG