Ndërlidhjet

Obama: Mbrojtja raketore na mbron nga kërcënimet e jashtme


Gjatë qëndrimit në Varshavë, ku ndër të tjera morri pjesë në darkën e përbashkët me liderë të Evropës Qëndrore, Presidenti amerikan, Barak Obama, ka pasur takim të veçantë edhe me Presidentin polak, Bronislav Komorovski.

Në këtë takim, një nga temat kryesore ka qenë edhe mbrojtja raketore, për të cilën, Presidenti amerikan tha:

“Ne besojmë se mbrojtja raketore është diçka ku ne duhet të bashkëpunojmë me rusët sepse ne ndajmë kërcënime të jashtme dhe se kjo nuk do të ishte kërcënim i balansit strategjik për të cilin Rusia shqetësohet. Siç e dëgjuat nga Presidenti polak, ne mendojmë se është tejët e rëndësishme që NATO të vazhdojë të udhëheqë mundësitë mbrojtëse të saj”, vlerësojë Presidenti amerikan, Obama.
XS
SM
MD
LG