Ndërlidhjet

Liga Arabe do i kërkojë OKB-së njohjen e Palestinës si shtet


Liga Arabe ka njoftuar se e përkrah kërkesën që mund t’i bëhet OKB-së për njohjen e shtetit të Palestinës. Përmes një komunikate, Liga Arabe ka thënë se kërkesa do të jetë për njohjen e plotë nga OKB-ja, të Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor si shtet të pavarur, me Jerusalemin lindor si kryeqytet.

Liga Arabe ka thënë se do ta bëjë këtë kërkesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në shtator në Nju Jork.

Njoftimi është bërë pas një takimi të një komiteti monitorues arab ku mori pjesë edhe presidenti palestinez, Mahmud Abaz, në Katar.
XS
SM
MD
LG