Ndërlidhjet

Rusi: U arrestua vrasësi i gazetarës Politkovskaja


Raportohet se autoritetet e Rusisë e kanë arrestuar personin e dyshuar për vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja.

Avokati Saidakhmet Arsamerzayev, tha se i dyshuari, Rustam Makhmudov, ishte arrestuar mbrëmë në Çeçeni.

Avokati i familjes së tij tha se Makhmudov pritet që të dërgohet në Moskë.

Makhmudov është i dyshuar si person i armatosur, që e vrau gazetaren Ana Politkovskaja, në vitin 2006, dhe deri tash i ka ikur arrestimit.

Ata që e kanë urdhëruar vrasjen e gazetares Politkovskaja, kurrë nuk janë gjetur në hetimet, që gjërësisht janë kritikuar jashtë Rusisë.
XS
SM
MD
LG