Ndërlidhjet

40 viktima nga përleshjet në Jemen


Zyrtarët mjekësorë në Jemen thonë se më shumë se 40 persona janë vrarë gjatë natës në përleshjet nëpër rrugë në mes të forcave qeveritare dhe luftetarëve të fiseve rivale në kryeqytetin e vendit, Sana.

Raportimet nga kryeqyteti tregojnë se luftimet nëpër rrugë po vazhdojnë.

Përleshjet në mes të personave të grupeve fisnore dhe forcave të sigurisë kanë nisur që nga e martja, duke e thyer një armëpushim që ishte arritur para disa ditësh.

Luftimet e sotme ndodhin një ditë pasi forcat e regjimit të Ali Abdullah Saleh, vranë shtatë persona që demonstronin kundër Presidentit, në një qytet në jug të Sanas.

Demonstruesit po e kërkojnë dorëheqjen e Salehut që prej fundit të muajit janar.
XS
SM
MD
LG