Ndërlidhjet

Jahjaga kthehet nga Roma


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është kthyer nga vizita zyrtare në Itali, ku mori pjesë në manifestimin qendror në 150-vjetorin e bashkimit kombëtar të Italisë.

Gjatë konferencës me gazetarë që mbajti në Aeroportin e Prishtinës, me t'u kthyer nga Roma, Jahjaga ka informuar për takimet bilaterale që ka pasur me liderë shtetesh të ndryshme, ndërsa ka vlerësuar se pjesëmarrja në aktivitete si ky i Romës dhe ai i pak ditëve më parë në Varshavë, “tregon gatishmëri të Kosovës për të lëvizur drejt hapave, me të cilët kanë lëvizur edhe shtetet e tjera”.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, presidentja e Kosovës ka thënë se sot do t’i ketë disa takime shtesë, ku do t’i inkurajojë të gjitha institucionet vendore që sa më shpejt t’i përmbushin kushtet dhe obligimet ligjore”, në mënyrë që Kosova të mund ta marrë hapin drejt arritjes së marrëveshjes me FMN-në.
XS
SM
MD
LG