Ndërlidhjet

Papa Benedikti XVI e vazhdon vizitën në Kroaci


Papa Benediktu XVI ka marrë pjesë në një meshë sot para dhjetëra mijëra besimtarëve në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Gjatë meshës, ai bëri thirrje te katolikët që “të kenë kurajo” në mbrojtje të traditave familjare.

“Mos u jepni për mentalitetin sekular që propozon të jetoni së bashku si parapërgatitje apo bile edhe si zëvendësim të martesës”.

Papa Benedikti e ka nisur vizitën e tij në shtetin katolik të shtunën më 4 korrik duke nënvizuar rrënjët katolike të Evropës dhe vendin e këtij shteti në Evropë.

Më vonë gjatë ditës, Papa pritet të vizitojë varrin e Kardinalit Alojzije Stepinac, para se të kthehet në Romë.

Shumë katolikë të Kroacisë e konsiderojnë Stepinac si hero që ka ngritur zërin kundër regjimit të mbështetur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i cili më pas refuzoi që t’i nënshtrohet regjimit komunist në Jugoslavi.
XS
SM
MD
LG