Ndërlidhjet

Vriten pesë ushtarë amerikanë në Irak


Ushtria amerikane ka thënë se pesë ushtarë të SHBA-ve janë vrarë sot në pjesën qëndrore të Irakut. Ushtria, përmes një komunikate të shkurtër, nuk ka dhënë detaje të tjera, mirëpo raporte të pakonfirmuara mediale thonë se ushtarët amerikanë u vranë nga raketët që u gjuajtën drejt bazës ushtarake amerikane, në periferi të Bagdadit.

Ky rast e çoi numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë në 4459 që prej pushtimit të Irakut në vitin 2003.

SHBA-të, zyrtarisht i kanë përfunduar operacionet në Irak, gushtin e vitit të kaluar, duke lënë 45 mijë ushtarë në Irak, të cilët merren me trajnimin e forcave të sigurisë të Irakut për të luftuar kryengritësit.
XS
SM
MD
LG