Ndërlidhjet

Ban Ki Mun do mandat të dytë


Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, kërkoi një mandat të dytë për postin që mban aktualisht, njoftoi agjencia e lajmeve AP.

Ai formalisht paralajmëroi kandidimin e tij gjatë një konference për media të mbajtur pas vizitave që Ban Ki Mun zhvilloi në Evropë dhe Afrikë.

Kreu i OKB-së tha se, gjatë mandatit të parë, i është qasur punës si një “ndërtues urash” në kohën e ndryshimeve të papara globale.

“Kjo është sfida drejt së cilës shikojmë”, tha ai.

Për ta riemëruar ish-ministrin e jashtëm të Koresë Jugore në krye të OKB-së, Këshilli i Sigurimit duhet të japë një rekomandim pozitiv, me një rezolutë të cilës i nevojiten të paktën nëntë vota “pro” dhe asnjë veto të ndonjërit nga anëtarët e përhershëm të Këshillit- SHBA-ja, Britania, Franca, Rusia apo Kina.

Asambleja e Përgjithshme e më pas do të zgjidhte Ban Ki Mun-in, ndoshta me aklamacion, për një mandat të dytë i cili do të niste nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG