Ndërlidhjet

FMN: BE-ja ka një punë të vështirë para vetës lidhur me Greqinë


Shtetet evropiane duhet të vendosin se si të mbushin zbrazëtirat potenciale të fondeve për Greqinë për vitin e ardhshëm para se Fondi Monetar Ndërkombëtar të mund të lëshojë paketën e radhës të mjeteve hua, citon agjencia e lajmeve AP një përfaqësues të këtij fondi.

Komenti i tij vjen në kohën kur kryeministri i shtetit grek bindi përfaqësuesit e partive të diskutojnë për më shumë reduktim të shpenzimeve.

Përfaqësuesi i lartë i FMN-së, Bob Tra tha se udhëheqësit e BE-së kanë një punë të vështirë para vetës në samitin e tyre të radhës në fund të qershorit për të arritur një pajtimin lidhur me ndihmën shtesë për shtetin grek-para se FMN-ja të lëshojë pjesën e vet prej rreth 12 miliardë eurosh për muajin korrik.

Marrëveshja fillestare për huadhënie parashihte që Greqia të jetë në gjendje të marrë hua nga tregjet për nevojat e shpenzimeve për vitin e ardhshëm, por normat e larta të interesit duket se e pamundësojnë këtë. Rrjedhimisht, pritet që Greqia të ketë nevojë për ndihmë shtesë përveç pakos aktuale të huas ndihmëse.

Javën e kaluar, monitoruesit e BE-së dhe të FMN-së thanë se Greqia duhet të marrë 12 miliardë euro në fillim të korrikut përderisa vazhdojnë të kenë sukses reduktimet e shpenzimeve dhe veprimet lidhur me privatizimin. Vendimi final, megjithatë, pritet të merret më vonë në këtë muaj nga bordi i FMN-së dhe grupi i përfaqësuesve evropianë.
XS
SM
MD
LG