Ndërlidhjet

Ministri Hoxhaj, vizitë Gjermanisë


Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, të enjten do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë të homologut të këtij vendi, Guido Vestervelle.

Hoxhaj do të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të tjerë të lartë të shtetit gjerman, me deputetë të Bundestagut, përfaqësues të partive politike gjermane dhe me anëtarë të kabinetit të kancelares Angela Merkel, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

I njëjti bën të ditur se ministri Hoxhaj do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së gjithanshme të Gjermanisë për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në përmbylljen e procesit të njohjes së Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.
XS
SM
MD
LG