Ndërlidhjet

Vriten 9 persona në një dasmë afgane


Një zyrtar në Afgnistan tha se nëntë njerëz janë vrarë gjatë një sulmi në një dasmë në Afganistanin Lindor.

Zëdhënësi i provincës Nangarhar, Ahmad Zia Abulzai, tha se sulmi ka ndodhur në qarkun Dur Baba.

Sulmuesit thuhet se kanë hapur zjarr në një shtëpi, në të cilën anëtarët e familjes po festonin.

Abdulzai tha se sulmuesit i vunë flakën shtëpisë dhe një veture.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG