Ndërlidhjet

Vazhdon samiti BE-Rusi


Liderët rusë dhe të Bashkimit Evropian zhvillojnë bisedime sot mbi ndalesën ruse të perimeve evropiane, projektet e energjisë dhe perspektivën e udhëtimit pa viza.

Presidenti rus Dimitrij Medvedev pret preisdentin e BE-së, Herman Van Rompej, presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Ketrin Eshton dhe komisionerin e Tregtisë Karel De Guht në qytetin rus, Nizhny Novgorod.

Bashkimi Evropian e ka quajtur ndalesën e Rusisë ndaj importit të perimeve evropiane si të “tepruar”.

Ndërkaq Rusia ka thënë se do ta heqë atë, po që se Bashkimi Evropian përcakton shkakun e shpërthimit bakterial E.Coli, që la të vdekur rreth 30 persona në Evropë.
XS
SM
MD
LG