Ndërlidhjet

Gordon do ta vizitojë Ballkanin


Ndihmësi i Sekretares amerikane të shtetit, për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Filip Gordon, javën e ardhshme do ta vizitojë, Bosnjen, Serbinë, Kosovën dhe Kroacinë, ka njoftuar Departamenti i Shtetit amerikan.

Gjatë këtij turi ballkanik, nga 13 deri më 17 qershor, Gordon do ta konfirmojë mbështetjen amerikane për ndërtimin e shoqërive paqësore dhe demokratike, forma më e mirë për të arritur anëtarësimin e plotë në BE dhe komunitetin euro-atlantik, thuhet në komunikatën amerikane.

Gjatë vizitës në Kosovë, Filip Gordon do të takohet me liderët kryesor qeveritar dhe përfaqësues të komuniteteve.
XS
SM
MD
LG