Ndërlidhjet

Nominimi i Panetës miratohet nga paneli i Senatit


Komiteti për Shërbimet e Armatosura i Senatit Amerikan ka aprovuar njëzëri nominimin e Leon Panetës për shef të ardhshëm të Pentagonit.

Tani nominimi i dërgohet përbërjes së plotë të Senatit për ta marrë në shqyrtim.

Drejtori në largim i CIA-s, Leon Paneta është nominuar në këtë post nga presidenti Barak Obama.

Ai pritet që të marë mbështetjen e Senatit, por nuk është bërë e ditur koha e saktë e votimit.
XS
SM
MD
LG