Ndërlidhjet

Forcat e sigurisë siriane i afrohen edhe më kufirit me Turqinë


Forcat e sigurisë në Siri, raportohet se e kanë zgjeruar rrethin e sigurisë në afërsi të kufirit me Turqinë.

Aktivistët thonë se disa dhjetëra studentë të universitetit në Alepo, janë arrestuar të hënen. Protestuesit në universitetin e këtij qyteti e kanë kritikuar fjalimin e së hënes nga Presidenti Bashar al Asad, i treti fjalim ky që prej se kanë nisur protestat kundër regjimit të tij, tre muaj.

Në kuadër të këtij fjalimi ai sërish ka premtuar reforma.

Aktivistët pro demokracisë i hodhën poshtë këto premtime ndërsa SHBA-të kanë kërkuar “Vepra e jo fjalë” nga Asadi.
XS
SM
MD
LG