Ndërlidhjet

Granatë dore mbi veturën e policisë në veri


Një granatë dore është hedhur mbi një veturë të policisë të parkuar jashtë stacionit policor në Leshak, në pjesën veriore të Kosovës, por asnjë person nuk është lënduar.

Nysret Mehmeti, shef i operativës në stacionin policor në Mitrovicë, tha se nga shpërthimi i sotëm janë thyer xhamat dhe janë shqyer gomat e veturës.

Policia tha se nuk është arrestuar askush.

Vetura thuhet se i takonte një zyrtari të poilcisië, i cili do të promovohej në një post më të lartë, sipas urdhrave të Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë, njofton Associated Press.

Serbët në këtë pjesë kanë refuzuar ndryshimet, që janë një përpjekje e Prishtinës për të shtrirë autoritetin në veriun e kontrolluar nga strukturat paralele serbe.
XS
SM
MD
LG