Ndërlidhjet

OKB: Izraeli ka shprehur shqetësim për flotën humanitare


Ambasadori izraelit në OKB, Ron Prosor, ka shfaqur shqetësim në Kombet e Bashkuara për planet e veprimtarëve për një flotë ndërkombëtare, me të cilën do të sfidohej bllokada izraelite e Rripit të Gazës.

Në letrën e publikuar sot, zoti Prosor i shkruan Këshillit të Sigurimit dhe sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-mun, se flota paraqet provokim dhe mund të ketë pasoja serioze.

Një anije me amerikanë pritet të niset në udhëtim më vonë këtë muaj.

Vitin e kaluar, nëntë aktivistë anga Turqia ishin vrarë nga ndërhyrja e ushtrisë izraelite në anijen turke, gjatë një udhëtimi që kishte për qëllim sfidimin e bllokadës izraelite të Rripit të Gazës.
XS
SM
MD
LG