Ndërlidhjet

Rikthehen demonstratat në tërë Greqinë


Punëtorët në tërë Greqinë e kanë nisur sot një grevë 48 orëshe derisa ligjvënësit po bëjnë përpjekje për të votuar një raund të ri të shkurtimeve buxhetore.

Rreth 20 mijë protestues kanë marshuar drejt parlamentit grek në dy demonstrata të ndara.

Rreth 7 mijë demonstrues të tjerë kanë marsdhuar sot edhe në qytetin e dytë më të madh grek, Selanik.

Greva e përgjithshme është thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të vendit. Parlamenti pritet të votoj sot programin e taksave të reja që do sjellin 28 miliardë euro shtesë.

Nëse ky program miratohet nga ligjëvënësit grek, atëherë kjo do e zhbllokojë kistin e radhës prej 12 miliardë eurove e cila do jepet si kredi nga BE dhe FMN. Komisioneri për çështje financiare në BE, Oli Ren, përmes një deklarate ka thënë sot se shkurtimet e reja buxhetore janë “e vetmja mënyrë që t’’i shpëtohet pamundësisë për të paguar borxhin”.

Sindikatat thonë se masat e shkurtimeve të reja buxhetore do godasin rëndë nivelin e rrogave të vogla në këtë shtet, ku papunësia ka arritur tashmë në nivelin prej 16 %.
XS
SM
MD
LG