Ndërlidhjet

Sulmohet hoteli luksoz në Kabul, 10 të vrarë


Një sulm i talibanëve në një hotel luksoz në Kabul ka vrarë 10 civilë afganë dhe ka plagosur disa të tjerë. Sulmi në Intercontinental Hotel është kryer herët në mëngjes pas një rrethimi pesë orësh të këtij hoteli që preferohet nga perëndimorët dhe diplomatët.

Një nga zëdhënësit e Ministrisë së Brendshme, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë, se gjashtë sulmues vetvrasës kanë marrë pjesë në këtë sulm.

Ai ka thënë se dy janë vrarë nga gardat e hotelit, mirëpo katër të tjerë kanë arritur që të ndezin eksplozivin që e kanë pasur.
XS
SM
MD
LG