Ndërlidhjet

Çavez: Në Kubë e hoqa tumorin kanceroz


Presidenti i Venecuelës, Hugo Çavez, ka thënë se ai ka pasur një operacion për të hequr një tumor kanceroz, gjatë një fjalimi që e ka mbajtur në Kubë ku edhe është kryer operacioni.

Çavez ka thënë se në operacion i është hequr një tumor në të cilin ka pasur “qeliza kenceroze”. Nuk është ende e qartë kur është regjistruar ky mesazh televiziv. Paraqitja e Çavezit derisa po fliten jo pak spekulime se presidenti i Venecuelës është seriozisht i sëmurë dhe për këtë arsye është duke qëndruar gjatë në Kubë.

Këshilltarët dhe familja e tij kanë bërë përpjekje që të sigurojnë shtetin e tyre se presidenti socialist është duke e marrë vetën mjaft mirë pas operacionit të kryer më 10 qershor.
XS
SM
MD
LG