Ndërlidhjet

Monako: Martesë fetare me afro 800 mysafirë


Princi Alberti i Dytë i Monakos dhe princesha Çarlen, u martuan sot në ceremoninë fetare në pallatin e tyre, një ditë pas martesës civile, duke e finalizuar bashkimin e tyre para afro 800 mysafirëve.

Secili prej tyre tha “po” në ceremoninë, që udhëhiqej nga kryepeshkopi i Monakos, Bernard Barsi, i cili e bekoi martesën e tyre.

Në mesin e mysafirëve ishte edhe presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi.
XS
SM
MD
LG