Ndërlidhjet

Irak: Nga disa sulme – 8 policë dhe ushtarë të vrarë


Së paku tetë policë dhe ushtarë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur gjatë disa sulmeve në mbarë Irakun.

Zyrtarët e sigurisë thanë se militantët e kanë marrë në shënjestër policinë dhe ushtrinë, në së paku nëntë sulme në mbrëmje vonë më 3 dhe 4 korrik në Bagdad, Kirkuk, Mosul dhe në qytete të tjera.

Në një zhvillim tjetër, nga predha e shkrepur nga pjesa juglindore e Bagdadit, në hotelin Rashid në qendër të Bagdadit, mbrëmë vonë, janë vrarë tre punëtorë dhe janë plagosur 8 të tjerë.
XS
SM
MD
LG