Ndërlidhjet

Qipro: Shpërthim në depon e armëve, 12 të vrarë


Disa shpërthime të forta kanë tronditur bazën detare të Qipros Greke, duke lënë të vrarë të paktën 12 njerëz dhe duke nxjerrë nga funksioni një central elektrik.

Shpërthimet në bazën Evangelos Florakis raportohet të kenë ndodhur në një depo të armëve, të konfiskuara në vitin 2009 nga një anije iraniane që udhëtonte drejt Sirisë.

Dëmet në stacionin elektrik Vasiliko shkaktuan ndërprerje të energjisë pothuajse në gjysmën e ishullit.

Shpërthimet po ashtu lanë dhjetëra të plagosur dhe dëmtuan rëndë fshatin pranë.
XS
SM
MD
LG