Ndërlidhjet

Emri dhe perspektiva evropiane e Maqedonisë


Ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë
Ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë
Maqedonia duhet të angazhohet me po të njëjtin intensitet si në gjetjen e mënyrave për të tejkaluar dallimet rreth çeshtjes së emrit me Greqinë, po ashtu edhe në realizimin e reformave në institucionet e vendit.

Kështu ka sugjeruar ambasadori i Polonisë në Shkup, Karoll Bahura.

Ne kemi një shprehje në Poloni, nëse dyert janë të mbyllura ju gjeni mundësi për të hyrë përmes dritareve. Kur e them këtë kam parasysh atë se disa çështje që përshpejtojnë procesin e integrimit, përfshirë këtu reformat, nuk duhet të mbahen peng si pasojë e mos zgjidhjes së kontestit të emrit. Ka reforma të caktuara të cilat duhet të realizohen në funksion të demokratizimit të vendit, pavarësisht se Maqedonia dëshiron ose jo të jetë pjesë e BE-së”, tha për Radion Evropa e Lirë, ambasadori polak Bahura.

Maqedonia është pjesë e kontingjentit evropian, andaj vlerësoj se reformat në gjyqësor, administratën publike, duhet të vazhdojnë. Gjithashtu kujdes duhet t’i kushtohet dhe lirisë së mediave dhe dialogut politik”, shtoi ai.

Ndërkohë, ekspertët vlerësojnë se, nëse Maqedonia arrin që të zgjidhë kontestin e emrit në një afat të shkurtër, komuniteti ndërkombëtar edhe mund të “mbyll sytë” për një pjesë të caktuar të mos përmbushjes së obligimeve gjatë procesit integrues.

Për arsye politike, faktori ndërkombëtar është i gatshëm të shohë përmes gishtërinjve për një pjesë të caktuar të reformave të cilat dukshëm kanë ngecur, vetëm nëse e zgjidhim kontestin e emrit me Greqinë”, theksoi analistja Sonja Stojadinoviq.

Ndërkaq Jonuz Abdullahu, ligjërues i shkencave politike në UEJL në Tetovë, thotë se zgjidhja e kontestit të emrit, sado stabile të jetë qeveria, është çështje tejet e vështirë për ta bartur mbi shpatull vetëm një ose dy parti politike.

Abdullahu zgjidhjen e sheh në formimin e një koalicioni të zgjeruar i cili do të qartësojë saktësisht prioritet dhe dinamikën me të cilën do t’i qaset zgjidhjes së kontestit të emrit bashkë me realizimin e reformave.

E vetmja rrugëdalje që mund ta zgjidhë këtë problem është formimi i një koalicioni të zgjeruar, sepse asnjë parti politike si e vetme nuk ka kapacitet ta zgjidhë këtë çështje. Veçanërisht, është për t’u përshëndetur fakti se kësaj radhe edhe partitë politike shqiptare kanë kërkuar pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e kontestit me Greqinë, për t’i hapur rrugë procesit të integrimeve”, tha Abdullahu.

Ndryshe pritet që javën e ardhshme të finalizohen bisedimet me po të njëjtët partnerë të koalicionit qeverisës, mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së , ndërkohë që vlerësohet se drejtimi i dikasterit të euro-integrimeve nga partia shqiptare në pushet, BDI-ja, t’i japë një shtytje procesit integrues të Maqedonisë
XS
SM
MD
LG