Ndërlidhjet

Obama: Dështimi për marrëveshje rrezikon recesion të ri


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka tërhequr vërejtjen se dështimi për ta rritur nivelin maksimal të borxhit të Shteteve të Bashkuara, mund të shkaktojë një recesion tjetër dhe të ndikojë në humbjen e miliona vendeve të punës.

Duke folur para mbajtjes së bisedimeve me republikanët për buxhetin federal të vendit, zoti Obama tha se nuk do “të jetë i pranueshëm” për ligjvënësit dështimi për ngritjen e nivelit të borxhit amerikan.

“Tash është koha te merremi me këto çështje. Kam dëgjuar nga shokët e mi republikanë se është më tepër imperativ moral për ne që të merremi me borxhin tonë dhe me deficitet në mënyrë serioze. Nga ata kam dëgjuar se kjo është njëra nga çështjet që krijojnë paqartësi dhe i mbajnë prapa investimet në pjesën e komunitetit të biznesit. Unë u kam thënë atyre që të ecim përpara”, u shpreh Obama.

Republikanët dhe demokratët kanë mospajtime të thella lidhur me reduktimin e deficitit të buxhetit.

Obama sot ka premtuar se situata me borxhin do të zgjidhet deri më 2 gusht.
XS
SM
MD
LG