Ndërlidhjet

Thaçi nuk u beson veshëve se Basesku ka fyer shqiptarët


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i habitur dhe nuk ka dashur të besoj që presidenti rumun, Trajan Basesku, i ka fyer shqiptarët dhe shtetin e Kosovës, siç është cituar në media të ndryshme.

"E para, nuk dëshiroj të besoj. E dyta, nëse ka ndodhur një gjë e tillë është një gabim i madh, është fyerje por ne jemi të përcaktuar për bashkëpunim dhe kemi respekt për popullin rumunë...deklaratat individuale nuk do të ndikojnë në asnjë rrethanë në relacionet miqësore në mes të popullit shqiptar dhe popullit rumunë”, tha Thaçi.

Komentin e tij, kreu i ekzekutivit kosovar e bëri pas takimit të radhës së Grupit Drejtues Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG