Ndërlidhjet

Thaçi në takim lamtumirës me ambasadorin Steinbach


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach.

Një një komunkatë të qeverisë thuhet se Thaçi ka falënderuar ambasadorin për punën që ka bërë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

Në komunikatë theksohet po ashtu se kryeministri ka falënderuar Qeverinë dhe popullin e Gjermanisë për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ky bashkëpunim i mirë midis dy vendeve të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, thuhet mes tjerash në komunikatën.
XS
SM
MD
LG